Telegrafi

Samsung sjell Ultra HD 85 inç TV në CES

 Një ndër këto produkte që fitoi CES Innovation Award është edhe TV 85 inç ultra HD.

Kjo pajisje prototip posedon mbi 8 milion piksel. Samsung e ka quajtur këtë television si “pajisja më e madhe televizive UHD LED” titull ky që mund të sfidohet së shpejti nga kompanitë tjera.

Gjiganti korean ende nuk ka bërë të ditur çmimin apo detajet e lëshimit në treg të produktit por ka pohuar që pajisja do të shfaqet në shfaqjen teknologjike CES 2013. /Telegrafi/