Lajmet e javës së kaluar njoftuan për problemet me skanerin e gishtërinjve të Samsung në Galaxy S10 dhe sa e lehtë është të mashtroni atë duke përdorur një mbështjellës.
E gjitha filloi kur telefoni i një gruaje në Sh.B.A u zhbllokua nga gjurmët e gishtit të burrit të saj, i cili madje nuk ishte i regjistruar në pajisje.
Çështja u përshkallëzua me shpejtësi dhe shumë banka rreshtuan pajisjet në listë të zezë për shkak të problemeve të sigurisë.
Samsung ka premtuar një rregullim për problemin pasi e pranoi atë javën e kaluar, dhe duket se rregullimi është gati, sipas raporteve.
Prodhuesi Korean i telefonit tha sot se ka përfunduar azhurnimin e softuerit për të rregulluar problemet e gjurmëve të gishtërinjve në Galaxy S10 dhe Note10.
“Samsung Electronics merr sigurinë e produktit shumë seriozisht dhe do të sigurohet të përmirësojë sigurinë përmes përditësimeve të vazhdueshme për të përmirësuar funksionet e autentifikimit biometrik” – Samsung.
Samsung gjithashtu tha që do të dërgojë njoftime pasi azhurnimi për pajisjet të jetë gati.
Këshillohet poashtu që të azhurnoni telefonin sa më shpejt pasi që merrni njoftimin, por gjithashtu mund të kontrolloni manualisht për një azhurnim brenda cilësimeve të telefonit tuaj. /Telegrafi/