Telegrafi

Samsung sjell Android KitKat në shumicën e telefonave

Në listën e telefonave, fabletëve dhe tabletëve të kompanisë përfshihen edhe modele të famshme dhe shumë të përdorura edhe prej nesh, si Galaxy Note II dhe 3; Galaxy S4, S4 mini, S4 Active, apo S4 zoom.

Mirëpo, në listën e modeleve që do të përditësohen me Android KitKat, i cili do të ofrojë edhe shumë përmirësime në softuerin e pajisjes, përfshihen edhe Galaxy S III dhe S III mini; Galaxy Mega dhe Galaxy Light.

Samsung gjithashtu do ta përditësojë edhe linjën e saj të tabletëve, si Galaxy Note 8, Tab 3, Note 10.1, dhe Note 10.1 2014 Edition.

Samsung ka thënë se përditësimet me Android KitKat do të varen prej vendit dhe operatorit, mirëpo të njëjtat do të fillojnë prej sot, dhe do të arrijnë brenda një kohe të shkurtër tek përdoruesit. / Telegrafi /