Telegrafi

Samsung sjell 3D HDTV me 75 inç

Televizori i ri 3D HDTV me ekranin LED, është i pajisur me panelin e quajtur “black diamond”, si dhe softuerin e integruar të njohur si Smart Hub, që e bën këtë televizor, një pajijse shumë funksionale dhe multimediale.

Përveç faktit se televizori i ri i Samsung është televizori me ekranin më të madh 3D për momentin, i njëjti vjen edhe me telepilot me tastierë të plotë QWERTY, si dhe teknologji aktive në format 3D.

Pas lansimit, Samsung D9500 do të dal në shitje në tregun Korean për një çmim prej 17,500 dollarësh, ndërsa nuk dihet se kur do të dal në shitje në tregjet amerikane ose evropiane. / Telegrafi /