Telegrafi

Samsung shton listën e akuzave ndaj Apple

 Gjiganti jug-korean ka kërkuar nga gjykatësi Paul Grewal të ndryshoj akuzat për vjedhje të patentave nga Apple për të përfshirë në çështjen gjyqësore gjeneratën e 4-të dhe 5-të të iPad, iPod Touch dhe pajisjen 7.9 inç, iPad Mini.

Sipas Samsung, provat e komapnisë janë të mbështetura në efikasitet pasi që futja e produkteve të reja në procedurën gjyqësore nuk do të sjell barrë të re për gjykatën.

Produktet e reja nga Apple, përfshijnë shkeljet e patenteve të njejta të kompanisë sikur ato parapraket.

Gjykatësi i çështjes Samsung-Apple, pritet të vendos nëse pajisjet më të vjetra nga Apple si iPod, kanë pasur poashtu shkelje të patenteve të Samsung. /Telegrafi/