Telegrafi

Samsung shet 800 mijë Galaxy Gear

Sipas informacioneve të marra nga Reuters thuhet se Samsung ka arritur të shesë mbi 800.000 njësi të Samsung Galaxy Gear, orës së mençur të bazuar në Android, të cilën prodhuesi më i madh jug-korean e ka lansuar në muajin shtator të këtij viti.

Këto shifra i kanë befasuar analistët e tregut, të cilët kanë thënë se fillimisht, Samsung nuk do të mund të shesë më shumë se 50.000 njësi të Galaxy Gear.

Për t’i arritur objektivat e saj të shitjes, Samsung i ka nxitur blerësit e fabletit Galaxy Note 3, pasi që atyre u ka dhënë edhe një orë të mençur Gear, kur ata e kanë blerë fabletin e ri të Samsung.

Tani, Samsung thotë se ora e saj Gear është ora më e shitur në treg, dhe mbase kjo mund të jetë e saktë, kur dihet se rivalët e saj, si Sony dhe Pebble nuk kanë arritur në këto shifra impressive të shitjeve. / Telegrafi /