Telegrafi

Samsung shet 630 mijë Galaxy Note Edge

Sipas një raporti të ri thuhet se Samsung ka shitur më shumë se 630,000 njësi të telefonit të saj Galaxy Note Edge, që nga debutimi i saj në treg.

Pajisja nuk është aq e famshme sa fableti Samsung Galaxy Note 4, e cila në total është shitur në 4.5 milionë njësi një muaj pas lansimit në treg, por edhe shitjet e Note Edge nuk janë të këqija kur dihet se kjo pajisje është më e shtrenjtë dhe hyn në një tjetër kategori.

Samsung do ta lansojë edhe gjeneratën e re të telefonit të saj – Samsung Galaxy S6 në Mobile World Congress muajin e ardhshëm, ndërsa pritet edhe prezantimi i versionit të ri të Note Edge që pritet të quhet Galaxy S6 Edge. (Telegrafi)