Telegrafi

Samsung shet 40 milionë njësi të Galaxy S4

Megjithatë, tani thuhet se Samsung në janar të vitit të ardhshëm do ta lëshojë modelin e ri të telefonit të saj, Samsung Galaxy S5, pasi që kompania nuk ka arritur t’i përmbush pritjet e saj për shitjen e S4.

Mirëpo edhe pse disa herë me radhë është thënë se Galaxy S4 mbase nuk është duke u shitur siç pritej nga Samsung, kompania i ka hedhur poshtë këto pohime sot, pasi që ka njoftuar se ka arritur të shesë më shumë se 40 milionë njësi të modelit Galaxy S4.
Nëse Samsungut i janë nevojitur një muaj për t’i shitur 10 milionë njësi të S4, atëherë i bie që kompania i ka shitur edhe 30 milionë njësi të tjera që nga muaji gusht.

Përfundimisht mund të thuhet se shitja e 40 milionë njësive është një arritje mbresëlënëse, dhe ky numër e bën Samsung Galaxy S4 më të shitur edhe sesa modelin paraprak Galaxy S3. / Telegrafi /