Telegrafi

Samsung shet 20 milionë Galaxy SII

Për të arritur deri në këtë moment, me 20 milionë Galaxy SII të shitur, kompanisë Samsung i janë dashur vetëm 10 muaj kohë, pasi që modeli i telefonit është lansuar në prill të vitit 2011.

Samsung është duke u përgatitur të lansojë gjeneratën e re të telefonit të mençur të linjës Galaxy S, i cili supozohet se do të quhet Galaxy S III, pasi që i njëjti do të hyjë në gjeneratën e tretë të linjës. / Telegrafi /