Telegrafi

Samsung shet 20 milionë Galaxy S4

Mediat koreane kanë njoftuar se Samsung ka arritur të shesë më shumë se 20 milionë njësi të Samsung Galaxy S4, që nga muaji prill kur Samsung ka debutuar me modelin e saj të fuqishëm të telefonit të mençur. 

Burime të njëjta të lajmit thonë se shefi i njësisë mobile të Samsung, J.K. Shin e ka konfirmuar numrin. Megjithatë, Samsung nuk e ka konfirmuar lajmin edhe zyrtarisht.

Samsung Galaxy S4 goditi shifrën prej 10 milionë njësive të shitura në fund të majit, ose më pak se një muaj pas debutimit në treg – më shpejt se çdo model i mëparshëm i telefonit të Samsung.

Rivali kryesor i Samsung, Apple ka arritur të shesë më shumë se 37.5 milionë iPhone në tremujorin e saj më të fundit. Mirëpo, Apple nuk i publikon shitjet për modele individuale. / Telegrafi /