Telegrafi

Samsung shet 2 milionë Galaxy Tab, për tre muaj

Seria e telefonave dhe tableti i linjës Galaxy S ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për kompaninë Samsung, ndërsa me modelet e reja të paralajmëruara për muajin e ardhshëm, pritet që ky prodhues të arrijë edhe më shumë rekorde me spektrin e saj të pajisjeve Galaxy.

Këtyre ditëve pritet që Samsung të lansojë edhe gjeneratën e dytë të tabletit Galaxy, të cilin thuhet se e ka koduar me emrin Galaxy Tab 2, si dhe gjeneratën e re të telefonave Galaxy S.

Mirëpo, do të jetë interesante të shihet nëse Galaxy Tab 2, si dhe telefonat tjerë të paralajmëruar, Galaxy Gio dhe Fit, do të kenë të nëjtin sukses sikurse modelet paraprake të kësaj linje. / Telegrafi /