Telegrafi

Samsung shet 100 milionë telefona Galaxy

Samsung tha se deri më sot ka shitur më shumë se 25 milionë Galaxy S, mbi 40 milionë Galaxy S II dhe 41 milionë Galaxy S III.

Firma e hulumtimeve IHS iSuppli muajin e kaluar pati thënë se Samsung e ka kaluar rivalin Nokia në shitjen e telefonave në nivel global, si dhe rivalin tjetër më të rëndësishëm Apple, në shitjen e telefonave të mençur vitin e kaluar.

Shitjet e iPhone kanë arritur shifrën prej 100 milionë njësive në mars të 2011-tës, gati katër vjet pas futjes së iPhone-it të parë në treg në vitin 2007.

Analistët presin që Samsung të sjell versionin e katërt të telefonit të saj Galaxy S4, para verës së këtij viti./ Telegrafi /