Telegrafi

Samsung shet 10 milionë Note 3, për 2 muaj

Mirëpo, pak njerëz e kanë besuar se Samsung mund të arrijë të shesë sasi të mëdha të fabletit të saj të ri, Galaxy Note 3, i cili i ka thyer rekordet e të gjithë paraardhësve të tij, pasi që i njëjti është shitur në më shumë se 10 milionë njësi. Dhe këtë shifër, Samsung e ka arritur për jo më shumë se 60 ditë.

Kjo shifër është arritur dy herë më shpejtë sesa Galaxy Note II, ndërsa ky trend pothuajse është i ngjashëm me atë të Galaxy S4, i cili është shitur në 10 milionë njësi për vetëm 50 ditë.

Note 3 tani është në dispozicion në 58 vende të botës, ndërsa vendi më i rëndësishëm për Samsung mbetet Kina, ku janë shitur miliona njësi, në ngjyra dhe versione të ndryshme. / Telegrafi /