Telegrafi

Samsung shet 10 milionë Galaxy SII

Mirëpo, shifrat e shitjes së Samsung Galaxy SII janë ende larg atyre të Apple dhe modelit të saj të fundit, iPhone 4, i cili vetëm në tre-mujorin e parë të vitit është shitur më shumë se 20 milionë herë.

Megjithatë, modeli i telefonit të mençur i cili ka mbetur ndër të paktët që garon me iPhone 4, ka arritur rekorde të mëdha, duke marrë parasysh se Samsung Galaxy SII është shitur në 5 milionë njësi deri në qershor të këtij viti.

Për më pak se 8 javë, shitja e Samsung Galaxy SII është dyfishuar, ndërsa së fundmi ky model i avancuar i telefonit ka arritur edhe në Kosovë, përmes operatorit mobil IPKO, i cili e ofron atë me 24 këste mujore, dhe pa kamatë. / Telegrafi /