Telegrafi

Samsung shet 10 milionë Galaxy S5, për vetëm 25 ditë

Megjithatë, këto numra nuk janë zyrtarizuar nga Samsung, por nga një publikim i Koresë së Jugut i quajtur HanKyung.

Për t’i vënë gjërat në kontekst, Samsung-ut i ishin nevojitur 50 ditë për të arritur në 10 milionë njësi të shitura me Galaxy S3, pesë muaj për 10 milionë njësi të shitura të Galaxy S2 dhe shtatë muaj për versionin e parë të linjës – modelin Samsung Galaxy S.

Ndërsa numrat fillestar të dërgesave janë më të larta se kurrë më parë, Samsung po përballet me një rënie kur bëhet një vështrim në shifrat e përgjithshme të shitjeve të telefonave të saj.

Prodhuesi i Koresë së Jugut ka arritur të shesë 60 milionë njësi të Galaxy S3, ndërsa vetëm 40 milionë njësi të Galaxy S4.
Edhe pse telefoni është ende në shitje, vlerësohet se është e pamundur që Galaxy S4 do të arrijë në 60 milionë njësi të shitura, duke pasur parasysh ritmin me të cilin Samsung po i lanson modelet e reja të telefonave. /Telegrafi/