Telegrafi

Samsung shet 1 milion pajisje mobile në ditë

Lajmi është bërë i ditur nga David Eun në Samsung Developer Conference, dhe Samsung ka thënë se është duke u munduar të krijojë një spektër të gjerë të aplikacioneve mobile. 

Nëse kjo shifër e Samsung vazhdon të mbetet e njëjtë, atëherë i bie që kompania lidere në shitjen e telefonave në botë të arrijë në shitjen e 365 milionë telefonave brenda një viti, dhe ky është një numër impresionues dhe e konfirmon edhe një herë se dominimi i Samsung nuk do të zbehet shpejtë.

Para pak kohës, Samsung ka njoftuar se profiti i saj ka arritur në 9.6 miliardë dollar për tremujorin e tretë të vitit, ndërsa kompania gjithashtu ka thënë se deri më tani ka arritur të shesë 40 milionë njësi të modelit të saj më të famshëm të telefonit, Galaxy S4./ Telegrafi /