Telegrafi

Samsung SHBA prodhon procesorin A5 të Apple

Deri tani, për produktet e saj Apple është mbështetur kryesisht në prodhuesit korean dhe kinez, të cilët kanë prodhuar pjesë të produkteve të Apple në tokën e tyre.

Mirëpo, tani fabrika e re e Samsung në Austin vlen rreth 3.6 miliardë dollarë është e madhësisë së nëntë fushave të futbollit, dhe është pothuajse e tëra e dedikuar për prodhimin e procesorëve të Apple.

Fabrika e Samsung e cila merret me procesorët e Apple, sot punëson rreth 1,100 punëtorë dhe ka arritur kapacitetin e saj të plotë këtë muaj. / Telegrafi /