Telegrafi

Samsung sërish konfirmohet si i pari në botë

Shifrat nga ky raport sugjerojnë se gjiganti korean ka arritur që me shkathtësi ta ndalojë rënien e shitjeve të saj, dhe për këtë llogaritet se kontribues është Galaxy S6, dhe shumëllojshmëria e ofertave të tjera, si në segmentet e produkteve premium ashtu edhe në linjën mesatare.

Samsung ka arritur ta mbajë lidershipin në nivel global me telefona, me një pjesëmarrje të tregut që arrin në 19%, në krahasim me 10% sa i takojnë Apple, e cila është e dyta e largët dhe 7% nga Huaëei, që është në vendin e tretë.

Megjithatë kjo radhitje nuk vlen për SHBA, sepse në këtë treg Apple e ka vendin e parë me 31% të tregut, e pasuar nga Samsung me 24% të tregut.

Dhe kur e dijmë se iPhone 6s dhe 6s Plus kanë filluar të shiten vetëm sot, atëherë duhet pritur që gjërat të ndryshojnë në tremujorin e ardhshëm. (Telegrafi)