Telegrafi

Samsung së shpejti prezanton telefonat në Tizen

Muajin e kaluar, Samsung njoftoi se do të lansojë dy telefona të bazuar në Tizen në këtë tremujor, dhe se ata do të synojnë të marrin përdorues të tregjeve në zhvillim.

Sipas raportit të gazetës, Samsung është në kërkim të lansimit zyrtar të telefonave në Tizen në një ngjarje tradicionale të kompanisë në Moskë, të cilën kompania jugkoreane e quan "Unpacked Event".

Në ngjarje të tilla, Samsung tashmë ka prezantuar pajisjet e saj më të njohura si Galaxy S4, Samsung Galaxy Note 3 dhe Galaxy S5.
Pas futjes së telefonave në Moskë, Samsung do t’i sjellë telefonat e saj të ri edhe në brigjet indiane.

Në fillim të këtij viti, Samsung ishte përpjekur të lansojë disa modele të telefonave në Tizen në Japoni përmes operatorit NTT DoCoMo dhe në Francë në rrjetin Orange, por i kishte anuluar planet e saj, duke deklaruar se kushtet e tregut ishin të varfëra. /Telegrafi/