Telegrafi

Samsung së shpejti edhe me Galaxy S 4G

Modeli më i avancuar i linjës Galaxy S, Samsung Galaxy S 4G posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, procesor 1GHz  Hummingbird, si dhe kamerën me 5 mega-piksel e cila mund të incizojë video në 720p, ndërsa modeli 4G i Samsung ka edhe mikroSD kartelën me 16GB hapësirë për magazinimin e të dhënave.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy S 4G përfshijnë edhe kamerën frontale për video-biseda, ndërsa ky model i telefonit të mençur të Samsung do të vijë edhe me një numër të konsiderueshëm të aplikacioneve të cilat janë të instaluara në telefon.

Mirëpo, ende nuk dihet data e saktë e lansimit të këtij telefoni, e as çmimi i tij. / Telegrafi /