Samsung pritet që brenda pak javësh të prezantojë telefonin e saj më të ri të serisë Galaxy S22 dhe ndërkohë, janë shfaqur thashetheme të reja për këto pajisje.
Raportet e fundit, që vijnë nga Koreja e Jugut, tregojnë se seria Galaxy S22 do të ketë një çmim më të lartë se sa pritej.
Arsyeja e rritjes së çmimit është mungesa globale e çipave.
Çmimet e disa komponentëve të rëndësishëm u rritën me 30 deri në 40 për qind, ndërsa çmimet e çipave të energjisë dhe sensorëve u rritën me 10-15 për qind.
Raportet sugjerojnë se Samsung Galaxy S22 mund të ketë një çmim fillestar prej 899 dollarë, që është rreth 100 dollarë më shumë se paraardhësi i tij.
Nga ana tjetër, disa raporte sugjerojnë se Samsung do të vazhdojë të mbajë të njëjtat çmime si seria Galaxy S21, për shkak të rritjes së konkurrencës nga Apple dhe markat kineze.
Samsung pritet të prezantojë tre telefona – Galaxy S22, S22 Plus dhe S22 Ultra. Ata do të mundësohen nga çipi Qualcomm Snapdragon 8 Gen 1 dhe Exynos 2200 i Samsung, në varësi të rajonit. /Telegrafi/