Samsung thuhet se do të bashkëpunojë me zhvilluesit e Pokemon Go, Niantic, në lojëra ekskluzive për telefonët Galaxy të tyre. Niantic me sa duket refuzoi të bashkëpunonte me gjigandin korean pa një investim të madh.
Për këtë arsye, Samsung besohet të ketë rënë dakord të investojë 40 milionë dollarë në Niantic. Të dy kompanitë nuk kanë komentuar zyrtarisht këtë, por marrëveshja mund të shpallet në fund të këtij viti.
The Inquirer ka marrë informata nga një burim se marrëveshja do të rezultojë në ngarkimin e lojërave të Niantic në telefonët Galaxy. Të dy kompanitë thuhet se do të përqëndrohen në një lojë të veçantë të Harry Potter, e cila do t’u lejojë lojtarëve të përdorin lapsin dixhital S Pen të Galaxy Note 9 si një shkop magjik.
Është pohuar gjithashtu se loja Ingress është pjesë e kësaj marrëveshje, por jo Pokemon Go.
Kjo sepse Niantic është shumë mbrojtëse për ekskluzivitetin e Pokemon Go dhe dëshiron ta mbajë atë në pronësi të tyre.
Samsung mund të jetë duke investuar në këtë partneritet për të dalluar më tej telefonët e tyre nga konkurrenca. Kohët e fundit u përpoqën ta bënin këtë duke u bashkuar me Epic Games për lansimin e Fortnite në Android. /Telegrafi/