Telegrafi

Samsung Project KQ do të sjell Galaxy S5 “Premium”?

Telefoni i avancuar i Samsung, Galaxy S5 thuhet se do të ketë edhe një pasardhës, i cili do të hyjë në kategorinë e telefonave ‘premium’.

Sipas raporteve të fundit mediale thuhet se "Project KQ" i kompanisë Samsung nënkupton ardhjen e modelit të ri të telefonit të mençur, i cili do të sjell edhe ekranin QHD, në vend të atij me 1080p i cili është në Galaxy S5.

SamMobile pohon se Galaxy S5 ishte krijuar në 10 prototipe të ndryshme, dhe se versioni me ekranin në rezolucion të lartë është anuluar fillimisht, për të debutuar më vonë në treg. Në versionin e ri premium thuhet se Galaxy S5 do të përfshijë procesorin Exynos 5430, i mbështetur nga Intel dhe rrjeti LTE.

Procesori Exynos 5430 përdor Cortex-A15 me 2.1GHz dhe katër Cortex-A7 në 1.5GHz, të kombinuar me 600MHz ARM Mali GPU. Procesori gjithashtu përdor edhe kontrollorin HEVC që mund të mbështes video deri në 8K dhe Cortex-A5 të dedikuar për procesim të audios.

Megjithatë, besohet se versioni me procesorin Exynos do të jetë në dispozicion për tregun e Koresë së Jugut, dhe jo për tregun global. Ndërsa versioni i dytë, i cili besohet se do të jetë derivat i KQ, do të jetë i bazuar në Snapdragon 805, dhe i njëjti do të jetë model për tregun ndërkombëtar. / Telegrafi /