Site icon Telegrafi

Samsung, prodhuesi kryesor i ekraneve mobile në botë!

Samsung ka qenë krijues kryesor i ekraneve të telefonave në botë në tremujorin e parë të vitit, duke u ranguar me 3,5 miliardë të të ardhurave për 27.2% të tregut global. Kjo e gjitha thuhet sipas firmës hulumtuese IHS Markit, raporton Korea Herald.

Të ardhurat e shitjes janë rritur nga T1 2016, pasi që kërkesa për ekrane më të shtrenjta dhe të lakueshëm OLED u rrit gjatë vitit të kaluar. Përderisa Samsung ka dominuar industrinë me 13 miliardë dollarë, Japan Display ka pasuar me pjesën prej 17.8% të tregut.

Analistët janë të impresionuar me numrat duke pasur parasysh që tremujori i parë konsiderohet të jetë “jashtë sezonit” në industri.

Exit mobile version