Telegrafi

Samsung prezanton zyrtarisht modelin Galaxy J1 Mini

 

Samsung ka prezantuar modelin e ri të telefonit të saj më të lirë, Samsung Galaxy J1 Mini dhe pajisja tashmë ka debutuar në Filipine.

Samsung Galaxy J1 Mini vjen me një ekran prej 4 inç që ka një rezolucion prej 800 x 400 pikselëve dhe procesorin quad core 1.2GHz.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy J1 Mini përfshijnë 768MB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, portin microSD  e cila e zgjeron hapësirën deri në 128GB.

Samsung Galaxy J1 Mini vjen me një zgjedhje të një ose dy SIM kartelave, kamerën frontale VGA, kamerën e pasme me 5MP.

Specifikat tjera përfshijnë baterinë me 1500 mAh dhe Android 5.1 Lollipop.