Telegrafi

Samsung prezanton televizorin 55” me ekran të lakuar

Modeli më i ri i televizorit të Samsung, me diagonale prej 55 inç, tashmë shitet për një çmim të përafërt me 13 mijë dollarë, ose 5 herë më shumë se sa një televizor me madhësi të ngjashme të ekranit.

Por Kim Hyunsuk, zëvendës presidenti ekzekutiv i divizionit të Samsung TV, tha se kompania është optimiste në lidhje me kërkesën për televizorin me rezolucion të lartë.

"OLED ka të bëjë me cilësinë e fotografisë," u tha Kim gazetarëve. "Ne jemi të sigurt se kemi realizuar cilësinë e përsosur të fotografisë."

Mbetet për t’u parë nëse konsumatorët do të jenë të gatshëm të paguajnë një çmim “premium” për modelin e televizorit me fotografi të avancuar.

Industria televizive ka qenë duke luftuar për të krijuar interes për përdoruesit, me teknologjitë e fundit.
Në vitet e fundit, përpjekjet për të rritur shitjet e televizorëve me teknologjinë 3D TV dhe TV-të e mençur që janë të lidhur në internet kanë dështuar për t’i dhënë fund rënies së shitjeve. / Telegrafi /