Site icon Telegrafi

Samsung prezanton teknologjinë 5G, determinuese në  industri në MWC19                

Nga avancimet në çipa dhe aparaturat e rrjetit tek gjenerata tjetër e pajisjeve, Samsung sjell në jetë një botë 5G.

Samsung Electronics Co., Ltd., do të fillojë MWC19 duke zgjeruar kufijtë dhe duke e çuar përpara vrullin e 5G me bashkëpunime të reja dhe inovacione si për konsumatorët dhe për ndërmarrjet. Nga debutimi i gjeneratës së ardhshme të përvojave me telefonat celularë me Galaxy S10 5G  deri në pasurimin e udhëtimit vizionar të lidhjes globale, Samsung po drejton një epokë të re të jetesës së lidhur në rrjet.

Në MWC19, Samsung do të tregojë se si përmes inovacionit, të qënit të hapur dhe shkallëzimit, po udhëheq me 5G dhe po ndryshon mënyrën se si njerëzit lidhen dhe komunikojnë. Për herë të parë, Samsung do të shfaqë telefonin e ri Galaxy S10 5G, i projektuar me hardware dhe software më të mirë për të përfituar nga përvoja e plotë 5G. Gjithashtu do të ekspozohet një spektër i plotë i pajisjeve që bëjnë të mundur shpërndarjen sa më të gjërë të 5G. Ato përfshijnë gjeneratën e ardhshme të chip-eve të modemit me më shumë opsione si dhe module RF që janë më të vogla, më efiçente në energji dhe me teknologjinë më të fundit, duke demonstruar lidershipin inovativ të Samsung-ut përtej celularit dhe ekranit. Samsung gjithashtu do të njoftojë partneritete të reja me operatorët dhe furnizuesit e teknologjisë për të mbështetur rrugën e secilit drejt 5G.

“Në Samsung, ne besojmë në zhvillimin e inovacioneve që kanë impakt në jetën e konsumatorëve”, tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të IT & Mobile Communications në Samsung Electronics. “Për më shumë se 35 vjet, ne kemi udhëhequr industrinë në pajisje dhe shërbime të reja që kanë ndihmuar për të revolucionarizuar përvojën e konsumatorit. Në MWC këtë vit, ne po tregojmë  zgjerimin e jashtëzakonshëm të ekosistemit tonë, nga zgjidhjet teknologjike të 5G që do të ndryshojnë rregullat e lojës, deri në produkte të reja  fantastike të familjes Galaxy, si Galaxy Fold dhe Galaxy S10 5G.”

Pionerët e dekadës së ardhshme me pajisje të reja të telefonisë celulare

Në dekadën e fundit, Samsung ka qenë pararojë në kërkimin dhe zhvillimin 5G dhe frut i kësaj pune është transformimi i 5G nga një koncept teorik ambicioz në një realitet. Kompania ka sjellë transmetimin e parë të shpejtësisë 5G të gigabit në botë, dorëzimin e parë 5G në mes të qelizave të shumëfishta, dhe tani, smartfonin e parë 5G të kompanisë me Galaxy S10 5G.

Galaxy S10 5G sjell fuqi, shpejtësi dhe lidhje të papara më parë, drejtë e në duart e konsumatorëve me bashkësinë e veçorive më të fuqishme të disponueshme në një pajisje të linjës Galaxy S. Me lidhjen 5G, Galaxy S10 5G mund të aksesojë shpejtësi të rrjetit deri në pothuajsë 20 herë më të shpejtë se rrjetet 4G, duke mundësuar një eksperiencë superiore me pajisjet celulare që përfiton nga transmetimi i fuqishëm hot-spot, transmetime me hiper-shpejtësi, video thirrje 4K dhe lojrat me celular të një niveli tjetër.

Përveç pajisjeve celulare 5G, Samsung vazhdon të zgjerojë ekosistemin e tij të plotë të pajisjeve, duke ofruar përvoja të reja emocionuese dhe të fuqishme, nga aksesorët deri tek tablet-ët. Në MWC këtë vit, Samsung do të shfaqë risitë më të fundit të produkteve të tij – të gjitha të bashkuara në mënyrë të përsosur nën familjen e famshme Galaxy.

E ardhmja shpaloset me Galaxy Fold: Përjetoni të parin ekran në botë, 7.3 inch, AMOLED Dinamik Infinity Flex në Galaxy Fold. Me risi të një kategorie tjetër, Galaxy Fold prezanton një dizajn dhe një përvojë krejtësisht të re për përdoruesit.

Duke festuar një dekadë të inovacionit me linjën e re të Galaxy S: Me katër opsione premium unike, duke përfshirë modelin 5G, seria e re Galaxy S10 është projektuar për të ofruar karakteristika të gjeneratës së tjëtër në ekran, kamera dhe performance të një niveli tjëtër.

Portofoli i mësëm i përforcuar me serinë e re Galaxy A: Galaxy A50 dhe A30 ofrojnë novacione për karakteristikat thelbësore me specifika të larta. I dizajnuar për t’iu përshtatur mënyrës sesi lidhemi me botën ditët e sotme, modeli i ri ofron një sërë variantesh për të mirëpritur një gamë edhe më të ndryshme konsumatorësh në familjen Galaxy.

Jetesë e ekuilibruar dhe e lidhur me aksesorët e rinj të Galaxy: Samsung zgjeron ekosistemin e Galaxy me Galaxy Watch Active dhe Galaxy Buds. Të ndërtuar për konsumatorët e fokusuar tek shëndeti, këta aksesorë i japin stil një mënyre jetese të shëndetshme.

I gjithanshmi Galaxy Tab S5e i: Tab S5e është tablet i ri Galaxy super i hollë, i lehtë dhe i lëmuar, i projektuar me karakteristika të fuqishme argëtuese të paketuara në një pajisje plot stil dhe me një çmim të përballueshm, e cila, për herë të parë në një tablet, përmban dhe Bixby.

Demonstrimi i skenarëve 5G në botën reale nga Samsung Commercial Solutions

Duke shfrytëzuar lidershipin e saj botëror në 5G-në komerciale, Samsung pritet të demostrojë përvojat 5G të botës reale:

Demostrimet live 5G NR me rrjetin Samsung dhe telefonat inteligjentë që përdorin brezat 3.5GHz dhe 28GHz: Një lojë cloud me anë të celularit në smartfonin e parë 5G të kompanisë do të shfaqet në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke ju lidhur me rrjetin 5G të Samsung. Përveç kësaj, do të demonstrohet edhe moduli 5G i MIMO.

Transmetimi i parë live 5G në MWC19: Transmetimi i parë live i ‘Mobile World Live TV’ i GSMA që përdor rrjetit 5G të Samsung në Broadcast Village, Gran Via. Do të transmetojë live në të gjithë vendin dhe në 280 hotele në Barcelonë gjatë shfaqjes.

Demonstrim i drejtpërdrejtë i teknologjisë 5G për industrinë: Samsung, Cisco dhe Orange Spain do të demonstrojnë raste të ndryshme të përdorimit 5G për të treguar se si latenca dhe shpejtësia e lartë e teknologjisë 5G mund të aplikohen për industrinë në stendën Orange (Salla3 3K10) .

Zgjidhjet e rrjeteve të automatizuara 5G të Samsung dhe Zhilabs’: Samsung do të demonstrojë live drejtpërdrejta të menaxhimit të rrjetit 5G me Zhilabs, të blera nga Samsung përmes blerjes në tetor 2018. Ai ndihmon operatorët të zgjedhin automatikisht performancën e rrjetit 5G.

 Çipet e ardhshëm të gjeneratës 5G

Përveç kësaj, Samsung do të shfaqë gjeneratën e re të çipave 5G Radio Frequency (RF), duke mbështetur 28GHz dhe 39GHz. Duke përdorur këto çipa të reja RF, stacionet bazë të Samsung 5G do të jenë afërsisht 25 për qind më të vogla, më të lehta dhe më pak energji në krahasim me modelet e mëparshme.

Stacionet 5G përdorin pothuajse një mijë antena dhe disa qarqe të integruara radiofrekuece (RFIC) për të shfrytëzuar spektrin mmWave. Me këta çipa të gjeneratës së ardhshme, Samsung ndihmon në përmirësimin e performancës së pajisjeve të rrjetit përmes uljes së nivelit të zhurmës dhe përmirësimit të karakteristikave lineare të amplifikatorit të fuqisë RF.

“Ne në Samsung kemi kombinuar ekspertizën tonë në të qenit një nga pionerët në shërbimet komerciale 5G – mbi dhe poshtë bandës 6GHz deri më sot dhe kjo udhëheqje e terrenit çoi në transportin e më shumë se 36,000 dërgesave të stacioneve bazë 5G deri në shkurtin e vitit 2019”, tha Paul Kyungwhoon Cheun, Zv/President Ekzekutiv dhe Shef i Rrjetave të Biznesit në Samsung Electronics. “Duke qenë kompania e vetme në botë që mundëson 5G-në SHBA dhe Kore, ne do të vazhdojmë të avancojmë në përpjekjet tona inovatore për të zgjeruar kufijtë në teknologjinë 5G”.

Portofoli i çipave të Samsung përfshin Exynos Modem 5100, plotësisht në përputhje me standardin 3GPP 5G NR për të mbështetur spektrin e ri duke përfshirë poshtë dhe mbi 6GHz për transmetim më të shpejtë të dhënash deri në 6Gbps. Aftësitë e tyre novatore dhe risitë teknologjike demonstrohen plotësisht në rangun e  produkteve 5G.

Vizito Samsung në MWC19

Për të fituar eksperiencë të dorës së parë dhe për të parë demonstrimet live të Samsung 5G, pjesëmarrësit mund të vizitojnë stendën zyrtare të Samsung të vendosur në Sallën 3 dhe stendën e rrjetit Samsung në Sallën 2 Stand 2M20 (vetëm me ftesa).

Rreth Samsung Electronics Co., Ltd.

Samsung frymëzon botën dhe është modeli i së ardhmes me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën: http://news.samsung.com.

Exit mobile version