Telegrafi

Samsung prezanton tabletin premium Galaxy S TabPro

Më parë këtë vit në Consumers Electronics Shoë 2016, Samsung prezantoi tabletin premium Galaxy S TabPro, të mundësuar nga Windows 10, si sistemin e saj operativ.

Fansat e tabletëve në SHBA do ta kenë mundësinë e blerjes së Samsung Galaxy S TabPro që është tani në dispozicion për shitje në tregun e tyre përmes Best Buy për 899,99 dollarë.

Tableti premium nga Samsung është në shitje me pakicë në dyqanet e Microsoft dhe dyqanet online në SH.B.A., Porto Riko dhe Kanada prej datës 4 prill, disa javë pas lansimit përmes Best Buy.

Tabletë është një PC 2-in-1 dhe përmban një tastierë që mundëson përdorimin e tabletit si një PC të plotë.

Ka një ekran me 12-inç me rezolucionin prej 2160 x 1440 pikselëve dhe është mundësuar nga një procesor Intel Core M në 2.2GHz me 4GB RAM dhe 128 / 256GB memorie të brendshme.

Kamera e tabletit vjen me 5MP, bateria me 5200 mAh dhe Windows 10 si sistemin e saj operativ. (Telegrafi)