Telegrafi

Samsung prezanton tabletin Galaxy Tab E që kushton 225 dollarë

Samsung ka njoftuar zyrtarisht se tableti me buxhet-miqësor, Galaxy Tab E do të paraqitet në Tajvan fillimisht, ku do të bëhen publike të gjitha specifikat dhe performancat e tabletit.

Samsung Galaxy Tab E vjen me ekranin prej 9.6-inç në rezolucion prej 1200 x 800 pikselëve, procesorin quad-core në 1.3 GHz me 1.5GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme.

Tableti ka edhe portin për zgjerim të hapësirës, në rast se juve ju nevojitet më shumë memorie e brendshme në tablet për ruajtjen e të dhënave.

Karakteristikat e tjera të tabletit përfshijnë edhe kamerën e pasme me 5MP si dhe atë të përparmen me 2MP për selfie dhe video thirrje, ndërsa tableti gjithashtu vjen me një bateri prej 5000 mAh dhe Android 4.4 Kitkat.

Sa i përket çmimit, modeli vetëm me ËiFi kushton jo më shumë se 225 dollarë. (Telegrafi)