Telegrafi

Samsung prezanton super-tabletin Galaxy NotePRO me 12.2”

Rezolucioni i tabletit është prej 2560 x 1600 pikselëve, ndërsa tableti i ri i Samsung sjell edhe versionin më të ri të sistemit operativ Android 4.4 KitKat, i cili është i instaluar në tablet.

Tableti i ri i Samsung vjen në dy versione: WiFi dhe atë celular. Versionet e tabletit në WiFi por edhe ai me 3G mbështeten në procesorin Exynos 5 Octa (1.9 GHz QuadCore + 1.3 GHz Quadcore), ndërsa modeli me lidhjen LTE përbëhet nga procesori Snapdragon 800 me 2.3GHz.

Samsung Galaxy NotePRO sjell edhe 3GB RAM, 32/64GB memorie të brendshme, si dhe opsionin e zgjerimit të memories me microSD edhe për 64GB.

Në pjesën e pasme të tabletit është edhe kamera me 8MP, ndërsa në anën e përparme tableti ka edhe kamerën me 2MP, e cila mundëson përdorimin e aplikacioneve të shumta për video-thirrje. Bateria e NotePRO është masive, pasi që sjell 9,500 mAh.

Edhe pse ende nuk është thënë asgjë për çmimin e tabletit, kjo do të merret vesh në tremujorin e parë të vitit, kur edhe pritet debutimi i Galaxy NotePRO në tregun global. / Telegrafi /