Telegrafi

Samsung prezanton sot serinë e Galaxy 23, kjo është melodia e re e “Over The Horizon”

Samsung sot zyrtarisht do ta prezantojë serinë e re të telefonit Galaxy S23, e në prag të kësaj ngjarje është prezantuar versioni i ri i melodisë “Over The Horizon”.

Melodia është krijuar enkas për telefonat e ri të Samsung, kurse versioni i ri është zhvilluar në bashkëpunim me Yaeji, një artiste amerikan me origjinë koreane, me synimin të festojë “pozitivitetin dhe optimizmin në botën në zhvillim”, transmeton Telegrafi.

Tema “Over The Horizon” ka ndryshuar rrënjësisht në çdo telefon të serive të reja nga Galaxy, përkatësisht është adaptuar bazuar në trendin.

Yaeji është popullarizuar në vitin 2017 me melodinë e saj “Raingurl”, kurse në prill do të nxjerr albumin debutues “With a Hammer”.

Për shkak të bashkëpunimit me Samsung është vënë sërish në qendër të vëmendjes, që i mundëson të lidhen sa më shumë njerëzit me stilin e saj të muzikës. /Telegrafi/