Shërbimi i ngjashëm me atë të Apple Passbook, Samsung ëallet do tu mundësojë përdoruesve të ruajnë kuponët, biletat apo kartelat e tyre të anëtarësimit në një vend të vetëm.
Wallet tashmë përfshin zinxhirë të rëndëishëm të kompanive globale, si Hotels.com, Lufthansa, Expedia, Walgreens, Belly, Major League Baseball, apo edhe faqen e rëndësishme të biletave si Booking.com.
Partnerët e kompanisë do të mund të përdorin API-në e Wallet për të pranuar përditësime në kohë reale për ndryshimet në bileta, apo pikët e regjistrimit, si dhe shërbimet tjera si njoftimet për lokacionet e tyre që vijnë direkt në telefon.
API e Samsung Wallet fillimisht është ne versionin Beta, ndërsa aplikacioni do të shfaqet në publik gjatë muajit maj të këtij viti, thuhet sipas njoftimit zyrtar të Samsung. / Telegrafi /