Telegrafi

Samsung prezanton rivalin e MacBook Air (Retina)

 

Përkatësisht bëhet fjalë për Samsung Ativ Book 9 2015. Ativ Book 9 po shihet si laptopi më i dëshiruar aktualisht me Core M Core M 5Y10c CPU (në 2.0GHz).

I prezantuar në një blog korean para panairit CES 2015, modeli i ri i laptopit në Windows 8 – Ativ Book 9 ofron ekranin me 12.2” në 16:10 me 2560 x 1600 piksel dhe peshon vetëm 950 gram.

Sipas Samsung, modeli më i ri i laptopit të saj do të mundësojë deri në 12 orë pune, kur vendoset në formën e kursimit të energjisë, një tipar që është huazuar nga Galaxy S5.

Karakteristikat tjera të Ativ Book 9 përfshijnë edhe 256GB SSD për memorie, 8GB RAM dhe grafikat Intel HD 5300.

Edhe pse ende nuk dihet kostoja e këtij modeli të laptopit, ajo që dihet është se i njëjti fillimisht do të jetë në dispozicion për tregun aziatik. (Telegrafi)