Telegrafi

Samsung prezanton orën e mençur Galaxy Gear

Samsung Galaxy Gear vjen me 10 versione të orës në ekran, si dhe disa opsioneve tjera të cilat mund të merren nga dyqani i aplikacioneve të kompanisë, Samsung Apps.

Me Samsung Galaxy Gear përdoruesit mund ta kontrollojnë muzikën e dëgjuar nëpër pajisje të ndryshme të linjës Samsung Galaxy, të shfletojnë apo dëgjojnë muzikë, nga nyja e dorës së tyre. Apo edhe t’i lexojnë mesazhet, emailat apo njoftimet që vijnë në orë.

Samsung Galaxy Gear është i pajisur me tiparet e sigurisë, sikurse Auto Lock, e cila e mbyll ekranin e pajisjes tuaj kur ora Samsung Galaxy Gear është më larg se 1.5 metra, dhe e hap atë me komandë të thjeshtë.

Një tjetër tipar i dobishëm i orës së re të Samsung, Galaxy Gear, është edhe funksioni i njohur si Find My Device, e cila ia mundëson përdoruesit gjetjen e pajisjes së tyre të mençur, nëse e njëjta është lënë diku, pa dashje.

Samsung Galaxy Gear mund të përdoret gjithashtu si një hapamatës për të ndjekur aktivitetin fizik të përdoruesit, ndërsa jep të dhëna mbi kaloritë e djegura, hapat e ecur dhe distancën e mbuluar.

Galaxy Gear është e pajisur me një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej1.63 inç në Super AMOLED, dhe ofron rezolucionin prej 320 x 320 pikselëve, kamerën me 1.9 mega-piksel me auto fokus, procesorin me 800MHz të mbështetur nga 512 MB RAM dhe 4GB memorie të brendshme.

Samsung Galaxy Gear gjithashtu përputhet me Samsung Galaxy S4 dhe telefonat më të vjetër Galaxy. / Telegrafi /