Telegrafi

Samsung prezanton Netbook 9

Dy versionet e reja të Samsung Notebook 9 kanë ekran prej 15 dhe 13.3 inç dhe pritet të jenë të bartshme dhe të lehta në peshë.

Me dizajn të qëndrueshëm, funksionalitet të kënaqshëm dhe ekran vibrant, seria e re e Notebook 9 është ideale për përdorim profesional dhe të lëvizshëm.

Notebook 9 me ekran prej 13.3 inç do të jetë laptopi më i lehtë në treg me një peshë prej më pak se 1 kilogram.

Jetëgjatësia e baterisë së versionit 15-inç thuhet se do të arrijë deri në 12 orë pune, ndërkohë që versioni 13.3-inç ofron jetëgjatësi të baterisë deri në 10 orë pune.

Tipar tjetër i veçant në serine e re Notebook pritet të jetë Security Cam, aplikacion që mundëson ruajtjen e fotografive të shkrepura me kamerën e pajisjes, në rast të vjedhjes së tyre.

Sa i përket sigurisë, Samsung ka shtuar edhe një numër aplikacionesh tjera si Pattern Log-in, Secret Screen dhe Report Block që do të mundësojnë për përdoruesin mundësi shtesë të ruajtjes dhe sigurimit të të dhënave, shkruan njoftimi i Samsung.
Seria e re e Samsung Netbook 9 pritet të dal në treg në çerekun e parë të këëtij viti.