Këto modele të reja të telefonave do të jenë në dispozicion në tregun rus fillimisht, ndërsa më pas do të shpërndahen edhe në vende tjera të Evropës.
Samsung Star 3 dhe Star 3 Duos posedojnë specifika të njëjta, por dallimi i vetëm është se modeli me prapashtesën Duos ofron mundësinë e integrimit të dy kartelave në telefon.
Modelet e reja të telefonave të Samsung përfshijnë ekranin e ndjeshëm në prekje me 3 inç QVGA TFT LCD, kamerën me 3.2 mega-piksel, dhe ndërfaqen TouchWiz Lite. / Telegrafi /