Ky model është i pajisur me ekranin e ndjeshëm në prekje me 2.8 inç dhe tastierë të plotë QWERTY.
Sipas pamjeve të para të këtij telefoni, duket se Samsung me këtë model ka synuar të marrë përdoruesit e rivalit të saj BlackBerry të cilën ende preferojnë ekranin fizik, në vend të atij që është i ndjeshëm në prekje, që tashmë mund të gjindet në shumicën e modeleve të reja të telefonave të mençur.
Samsung Galaxy Pro posedon procesorin me 800Mhz si dhe kamerën me 3 mega-piksel, e cila gjendet në pjesën e pasme të telefonit që bazohet në Android 2.2 Froyo. / Telegrafi /