Telegrafi

Samsung prezanton modelin Galaxy Ace

Tani Samsung ka njoftuar edhe zyrtarisht për anëtarin e ri në familjen Samsung Galaxy, që kësaj radhe është “asi” Samsung Ace.

Siç edhe ju kemi njoftuar më herët, Samsung Galaxy Ace posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, me rezolucion HVGA, si dhe procesorin me 800MHz dhe kamerën me 5 mega-piksel.

Galaxy Ace gjithashtu vjen me Android 2.2 Froyo, ndërsa ka edhe lidhjen për Bluetooth 2.1, 802.11 b/g/n WiFi, mikro USB port, dhe GPS të integruar.

Përveç karakteristikave zyrtare që i posedon ky telefon, Samsung nuk i ka bërë të ditura edhe çmimet e telefonit për blerje me kontratë, apo pa të, mirëpo që në njoftimet e ardhshme ne do të ju njoftojmë edhe për këtë detaj të pa-zbuluar deri më tani. / Telegrafi /