Telegrafi

Samsung prezanton modelet e reja të Galaxy A3, A5 dhe A7

Modelet e reja të telefonave të Samsung fillimisht do të lansohen në Kinë, mirëpo modelet e reja në vitin e ardhshëm do të vijnë edhe në tregjet evropiane dhe në vendet tjera.

Galaxy A3, Galaxy A5 dhe Galaxy A7 ofrojnë një miks sa i përket pjesës harduerike, duke përfshirë sensorin për hapjen e telefonit me gisht, kamerat me stabilizuesin optik të fotografisë, si dhe trupin e metaltë.

Galaxy A3 (2016) do të kushtojë 329 euro, Galaxy A5 (2016) do të kushtojë 399 euro, ndërsa Galaxy A7 pritet të kushtojë rreth 469 euro. (Telegrafi)