Telegrafi

Samsung prezanton Galaxy Tab 7.0 Plus

Samsung Galaxy Tab 7.0 posedon procesor me dy bërthama 1.2GHz, ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, me rezolucion 1024 x 600 piksel.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus përfshijnë edhe dy kamera në pajisje, si ajo frontale me 2 mega-piksel, si dhe kamerën tjetër me 3 mega-piksel, e cila mund të incizojë video në 720p, e cila posedon edhe një LED ndriçues dhe auto-fokus.

Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus gjithashtu ka edhe 1GB RAM, ndërsa ky model i ri i tabletit do të vijë në 16 ose 32GB memorie të brendshme, mikro SD, ndërsa pritet që ky model së shpejti të paraqitet në SHBA dhe Evropë. / Telegrafi /