Telegrafi

Samsung prezanton Galaxy Round, me ekranin e lakuar

Samsung Galaxy Round posedon ekranin e lakuar me diagonalen prej 5.7 inç në formatin full HD Super AMOLED, rezolucionin prej1920 x 1080 pikselëve, ndërsa përveç këtyre specifikave, telefoni me ekranin e lakuar sjell edhe karakteristika tjera të avancuara.

Galaxy Round posedon procesorin e fuqishëm quad core 2.3GHz me 3GB RAM, ndërsa modeli më i ri i telefonit të Samsung mbështetet në Android 4.3 Jelly Bean, dhe kamerën e pasme me13 mega-piksel.

Karakteristikat tjera të rëndësishme të Samsung Galaxy Round përfshijnë edhe lidhjet për LTE, NFC, Bluetooth 4.0, USB 3.0 dhe 32GB memorie të brendshme.

Modeli i telefonit me ekranin e lakuar gjithashtu posedon edhe efektin ‘Gravity Effect’, për të cilin Samsung thotë se krijon interaksion vizuel me ekranin kur i njëjti është në pozicion të pjerrët, ndërsa telefoni e ka edhe një funksion të dedikuar për muzikë i cili quhet Bounce UX.

Samsung Galaxy Round fillimisht do të prezantohet në tregun e Koresë së Jugut, dhe ngjyra në të cilin do të ofrohet telefoni së pari do të jetë ‘Luxury Brown’, ndërsa nuancat tjera do të bëhen publike në ditët dhe javët në vijim. / Telegrafi /