Site icon Telegrafi

Samsung prezanton Galaxy J2

Samsung Galaxy J2 do të shitet për një çmim të lirë që arrin në 130 dollarë, dhe data e debutimit të tij në treg do të jetë 21 shtatori.

Telefoni do të jetë në dispozicion në tri ngjyra si dhe ekranin 4.7 inç në qHD me rezolucion prej 960 x 540 – pikselëve.

Samsung Galaxy J2 vjen në Android 5.1.1 Lollipop si dhe procesorin quad core 1.3GHz Exynos 3475 dhe 1GB RAM, portin microSD dhe 8GB memorie.

Pajisja sjell edhe kamerën e përparme me 2MP, kamerën e pasme me 5MP dhe baterinë me 2000 mAh. (Telegrafi)
 

Exit mobile version