Telegrafi

Samsung prezanton Galaxy Core 2

Samsung Galaxy Core 2 vjen me ekranin prej 4.5 inç në TFT WVGA, ndërsa pajisja mbështetet nga procesori quad core 1.2GHz dhe 768MB RAM.

Sa i përket memories së brendshme, Core 2 sjell 4GB hapësirë të integruar në telefon, bashkë me portin për microSD që mund ta zgjerojë hapësirën e brendshme deri në 64GB.

Kamera e përparme e Samsung Galaxy Core 2 është e formatit VGA, ndërsa kamera e pasme sjell 5 mega-piksel, me ndriçuesin LED me auto-fokus.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Core 2 përfshijnë edhe WiFi, Bluetooth, GPS+GLONASS, baterinë me 2,000 mAh dhe USB 2.0.

Modeli i ri i telefonit të Samsung sjell Android 4.4 Kit Kat dhe opsionin për dy SIM kartela. Çmimi i këtij modeli ende nuk është bërë i ditur./Telegrafi/