Telegrafi

Samsung prezanton edhe modelin Galaxy SL

Samsung Galaxy SL posedon ekranin e ndjeshëm me 4 inç Super Clear LCD, në vend të ndërfaqes me AMOLED, e cila gjendet në Galaxy S, si dhe procesorin 1GHz TI OMAP 3630.

Karakteristikat tjera të këtij telefoni janë të njëjta sikurse në Galaxy S, ndërsa Galaxy SL vjen me 138MB RAM, mirëpo nuk e ka kamerën me 8MB e cila është në Galaxy S.

Samsung Galaxy Sl posedon edhe Android 2.2 Froyo, ndërsa çmimi i këtij modeli pritet të merret vesh gjatë panairit MWC 2011, i cili këtyre ditëve mbahet në Barcelonë. / Telegrafi /