Site icon Telegrafi

Samsung prezanton dy tablet të ri në Windows 8

Më saktë, bëhet fjalë për tabletët ATIV Q dhe ATIV Tab 3 të cilët do të baozhen në sistemin operativ të Microsoft, Windows 8, dhe të njëjtit do të ofrojnë mundësi të ndryshme, dhe dallime të vërejtshme nga tabletët e tjerë të Samsung.

ATIV Q është model më ndryshe, pasi që i njëjti vjen me Android 4.2 Jelly Bean të para-instaluar, duke u dhënë kështu mundësi përdoruesve të përdorin aplikacionet të cilat ende nuk janë në dispozicion për Windows 8.

Samsung gjithashtu ka thënë se përdoruesit e ATIV Q do të kenë mundësi të transferojnë dokumentet dhe folderët e tyre nga Windows 8 në Android, duke kombinuar kështu përvojën e kompjuterit personal, me atë të tabletit.

Tableti i ri i Samsung vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me 13.3 inç, rezolucion prej 3200 x 1800 pikselëve, procesorin Intel Core i5, 4GB RAM, 128GB memorie, dhe deri në 9 orë jetë të baterisë. / Telegrafi /
 

Exit mobile version