Telegrafi

Samsung prezanton dy celularët e rinj (Video)

Telefonat e fuqishëm të kompanisë u prezantuan në panairin “MWC 2016”, që po mbahet në Barelonë.

Samsung Galaxy S7 edge është 5.5 inç i madh, për dallim nga 5.1 sa ishte Galaxy S6.

Ky telefon i ri ka versionin për herë “on” sikurse LG G5. Ai qëndron ndezur vazhdimisht duke njoftuar për kohë, kalendarin dhe përqindjen e baterisë. Kur telefoni të futet në xhep ekrani i tij do të ndalet.

Samsung Galaxy S7 zyrtarisht do të jetë rezistent ndaj ujit.Telefonat tani kanë të rikthyer hapësirën për mikro SD kartela.

Kamera e Samsung Galaxy S7 mundëson “më shumë pikselë” sipas prezantimit.

Bateria e telefonave do të jetë 3000 dhe 3600mAh, ndërsa procesori, sipas kompanisë, do të jetë 30 për qind më i shpejtë se paraardhësi.

Kompania ka njoftuar se telefonat e rinj do të jenë në dispozicion për shitje që nga 11 marsi, ndërsa paraporositë do të nisin për pak ditë.

Prezantohen Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge. Shikoni karakterisikat e tij…Nga: The Verge

Posted by Telegrafi.com on Sunday, February 21, 2016