Telegrafi

Samsung pret WP8

Përkushtimin ndaj SO mobil të Microsoftit e konfirmoi shefi i zhvillimit të produkteve në Samsung i cili tha se kompania është ende “mjaftë e përqendruar” në Windowsët mobil, dhe se ende kanë në plan produkte nga ai segment. Gjithashtu, sipas të njëjtit burim, pajisjet e para të këtilla në treg do të paraqiten gjatë këtij viti, e më së herëti në muajin tetor. Detajet e pajisjeve për momentin nuk janë të ditura.

Samsung momentalisht shet dy smartphone të bazuar në Windows Phone 7. Më i avancuari Focus S i dedikohet kryesisht tregut amerikan, dhe Omnia W që është në dispozicion në tregun e Evropës. /Telegrafi/