Telegrafi

Samsung pret të thyejë rekorde me shitjet e Galaxy S6

Nga njëra anë, Samsung pret që telefonat e saj të rinj do të shiten mjaftueshëm për të qenë jashtë stokut në disa vende të ndryshme, por në anën tjetër frikohet se pamundësia për të përmunbushur kërkesën për S6 Edge mund të shkaktojë probleme tek konsumatorët, të cilëve ajo beson se do ti duhet të presin që para-porositë e tyre të plotësohen.

Disa analistë kanë parashikuar se Samsung do të arrijë të shesë 50 milionë ose më shumë njësi të S6 këtë vit.

Dhe nëse ndodhë, kjo do të jetë një arritje e madhe për Samsung, sepse me paraardhësin e saj, S5 kompania ka dështuar në aspektin e shitjeve.

Prandaj, Samsung është duke shpresuar se Samsung Galaxy S6 do t’i rregullojmë gjërat për kompaninë. (Telegrafi)