Telegrafi

Samsung po zhvillon një “sensor mjedisor”

Samsung po zhvillon një “sensor mjedisor”, sipas Zyrës së Patentave të Koresë së Jugut. Duke parë grafikat në dokument, senzori ka shumë të ngjarë të zbulojë sasinë e grimcave së bashku me ndryshimin e rezistencës dhe do të japë të dhëna për cilësinë e ajrit.

Do të ndërtohet në smartphone, tabletë dhe orë të zgjuara.

Sensori mjedisor do të ndërtohet në ekran pa marrë hapësirë reale të ekranit.

Nuk ka asnjë informacion nëse një projekt i tillë do të bëhet ndonjëherë për prodhimin masiv. Në fund të fundit, kërkesa për patentë është ende vetëm një numër dokumentesh, duke shpjeguar se si një teknologji punon në teori dhe gjithashtu i jep të drejtën pronarit për ta zhvilluar atë.