Telegrafi

Samsung po përparon me modelin e telefonit që palohet

Samsung është duke e zvarritur Project Valley për më shumë se një vit, mirëpo si duket për entuziastët kjo nuk është problem. Ideja që ekrani i palueshëm ështa gati pranë përdoruesve i bën entuziastët e teknologjisë të mos bezdisen nga pritja e gjatë.

Megjithatë, Samsung duket se është duke bërë progres aktual në transformimin e project Valley nga laboratory tek duart e përdoruesve. Gjiganti korean ka edhe zyrtarisht markën e fabrikës për Galaxy X.

Sipas spekulimeve, Samsung planifikon lansim të limituar të dy telefonave të palueshëm në tremujorin e tretë ose të katërt të këtij viti. Këto pajisje mund të jenë Galaxy X1 dhe X1+.

Nëse Samsung nuk do të mund të lansoj pajisje të tillë, LG tashmë ka bërë të nënkuptohet se është duke ndjekur një rrugë të njejtë për sjelljen e një telefoni të palueshëm.

Kështu që, në një mënyrë ose tjetrën, së shpejti mund të kemi një shije mbi teknologjinë e ekraneve të palueshme.